E diela shënoi sërish tensione të forta në disa qytete të Serbisë, ku mbështetësit e qeverisë marshuan kundër protestuesve, që vijojnë prej 10 muajsh demonstratën, ku pati dhe përplasje mes palëve. Marshime paralele u mbajtën në qytete si Nishi, Çaçaku dhe Shabaci, ku në disa raste ndërhyri policia