Një mënyrë e re e ndërtimit të shtëpive është shpikur në Zvicër duke përdorur një material të lirë dhe të qëndrueshëm që është i disponueshëm në sasi të mëdha si zëvendësim për çimento. Sipas studiuesve në Institutin Federal të Teknologjisë në Cyrih, kjo mund të ndihmojë industrinë e ndërtimit të reduktojë emetimet e dioksidit të karbonit dhe ndotjen e ajrit.
Një ekip ekspertësh zviceranë ka krijuar një robot që, duke përdorur një metodë të veçantë printimi 3D, formon një mur nga materiale të ndryshme ndërtimi, pa pasur nevojë për një kallëp që e mban betonin në një pozicion të caktuar kur thahet.
Instituti sqaron se materiali ngurtësohet, megjithëse nuk përdoren kallëpe, sepse shtresat thahen shpejt. Kjo teknikë përdor një qasje unike për printimin 3D ku roboti nxjerr copa të materialit ndërtimor me një shpejtësi prej 10 metrash në sekondë. Grumbullimet lidhen së bashku dhe gradualisht formojnë një mur.
Sipas studiuesve, nëse ky sistem hyn në funksionim të plotë, do të thotë një ndërtim shumë i shpejtë dhe ekologjikisht i pastër në të njëjtën kohë.