Sesa i rëndësishëm është, kjo dihet prej kohësh. Gjithsesi, Mirlind Daku ka arritur nivele ndikimi të pamenduara më parë tek Rubini në Premier Ligën e Rusisë. Sulmuesi i kombëtares shqiptare është kontribues në më shumë se gjysmën e golave të shënuar nga ekipi i tij në kampionat këtë sezon.