Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron për vizitë shtetërore në Zvicër. Në sheshin qendror të Bernës, “Bundesplatz”, qindra bashkatdhetarë ishin mbledhur për të festuar ardhjen e saj – një atmosferë që ajo e shijoi dukshëm, shkruan gazeta gjermane “20 Minuten”, transmeton Gazeta Express.