Policia e Kosovës ka konfirmuar raportimin e mëhershëm të Klankosova.tv në lidhje me arrestimin dhe dërgimin e Nikolla Vujoviqit në Qendrën e Mbajtjes për të Huaj. Ndërkaq, sipas njoftimit zyrtar, thuhet se është marrë vendimi për largim me forcë për Vujoviqin nga territori i Republikës së Kosovës.