Këshilli për Marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane, është shprehur se po i ndjekin zhvillimet në Kosovë, duke shprehur shqetësimin e thellë lidhur me bllokadën e krijuar në kuvend. Në reagimin e Këshillit, thuhet edhe se kjo ‘’paralizë’’ e institucioneve është e pajustifikueshme, shkruan Gazeta Express.