Alban Zejnullahu, vëllai i 27-vjeçarit Agon Zejnullahu – i cili vdiq pas arrestimit në Lipjan, është deklaruar për rastin tragjik të vëllait të tij tashmë të ndjerë. Ai tha se vëllai i tij kishte shenja dhune në fytyrë e në trup, pasi familja ishte thirrur që ta shihte 27-vjeçarin në emergjencë.