Anita Muçaj – Haradinaj ka folur në një intervistë të sinqertë dhe të hapur për jetën e saj në çift me bashkëshortin, ish-kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj. E pyetur për përplasjet apo ‘zënkat’ e vogla mes tyre, Anita tregoi se ndodhin si pasojë e preferencave të ndryshme për kohën e lirë.