Mesfushori kroat Luka Modriq, tashmë ndodhet në Itali, konkretisht në Qendrën Mjekësore të AC Milan, ku edhe do t’i kryejë testet mjekësore. Modriq pritet që ta nënshkruajë edhe kontratën me “Rossonerët”. Ai iu bashkua gjigantit italian si i lirë, pas përfundimit të kontratës me Real Madridin.