Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13 – 16°C, ndërkaq temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 24-27°C. Era do të fryjë kryesisht nga verilindja, 1–4 m/s.