(Radio Evropa e Lirë) – Fermeri Erbril Mazreku, 32-vjeçar nga komuna e Mamushës në rajonin e Prizrenit, ka të mbjellë rreth 2.5 hektarë tokë me domate në serrë. Mazreku, nga mesi i muajit qershor deri në fillim të muajit gusht, ka mbledhur rreth 150 tonë domate dhe pret të vjelë edhe 150 të tjerë.