Mbrojtësi 32-vjeçar i Manchester United, Harry Maguire, po ndiqet nga dy klube të Ligës Profesionale të Arabisë Saudite. Pavarësisht interesimit, lojtari ka vendosur të qëndrojë në “Old Trafford” deri në fund të sezonit, pasi kontrata e tij aktuale është e vlefshme deri në qershor të vitit 2026.