Policia e Tiranës ka arrestuar noteren 57-vjeçare M.D e cila ishte shpallur më herët në kërkim në kuadër të operacionit “Apartamentet”. Noterja 57-vjeçare akuzohet se ka përpiluar dy kontrata shitjeje për të njëjtin apartament, duke cenuar rëndë procesin ligjor dhe interesat e palëve të përfshira.