Artan Asllani ka njoftuar sot dorëheqjen nga Partia e Ashkalinjëve për Integrim, si dhe nga të gjitha funksionet që ka mbajtur brenda saj. Asllani tha se vendimi nuk ka qenë i lehtë, por i domosdoshëm për të ruajtur integritetin politik dhe parimet që e kanë udhëhequr në angazhimin e tij publik.