Nënkryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka pritur sot në Mitrovicë kryetarin e partisë, Memli Krasniqi. Hamza tha se bashkë me kandidatin për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahirin, kanë biseduar me Krasniqin për zhvillimet e fundit politike, shoqërore dhe ekonomike si në qytet, ashtu edhe në nivel vendi.