Administrata Tatimore ka publikuar bilancin e fazës së parë të aksionit për formalizimin e sektorit bujqësor, me fokus tek tregtimi i produkteve të bulmetit. Gjatë 20 ditëve të para të operacionit, janë inspektuar 283 subjekte në mbarë vendin dhe janë bllokuar rreth 103 ton mallra që nuk plotësonin