Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi thotë se në seancën e parë të Komisionit socialo-ekonomik do të diskutohet për metodologjinë e re të përllogaritjes së shportës minimale të konsumit. Durmishi tha se shporta minimale sindikale, që për muajin maj ishte 63,908 denarë, nuk është reale.