Komiteti Ekzekutiv i FSHF ka miratuar rregulloren e re për fazën “Final 4” të kategorisë “Abissnet Superiore”. Sipas rregullores së re në fazën “Final 4” do të luhen 6 ndeshje në total në 3 javë. Në fund të javës së tretë ekipi që ka grumbulluar më shumë pikë do të shpallet kampion i Superiores