Gruaja e heroit kombëtar, Agim Ramadanit, Shukrija, ka reaguar pas vrasjes së trefishtë që ndodhi sot në qytetin e Gjilanit. Ajo tha se sot Gjilani u trondit nga plumbat që morën tre jetë njerëzisht në mes të qytetit, teksa e cilësoi këtë një tjetër ditë të zezë e një lajm që s’duhej të ndodhte.