Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se pas gërmimeve dhe zhvarrimeve për 2 ditë, janë lokalizuar mbetjet e tre personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë. Ajo ka bërë të ditur se mbetjet mortore janë dërguar në IML për ekzaminime të mëtejshme dhe për identifikim.