Ministrja në detyrë e Drejtësisë tha se duhet “të sfidohet” logjika në bazë të së cilës Gjykata Kushtetuese vendosi të premten lidhur me konstituimin e Kuvendit. Albulena Haxhiu tha se Kushtetuesja e interpretoi Kushtetutën “sipas dëshirës”, duke mos treguar se si do të sillen karshi aktgjykimit.