Të dielën në mbrëmje, një eklips hënor total dhuroi pamje spektakolare në mbarë botën – përfshirë edhe Prishtinën. Qytetarë të shumtë patën mundësinë ta shikojnë këtë fenomen të rrallë përmes teleskopëve të vendosur në Observatorin e Prishtinës, nën organizimin e Klubit të Astronomisë së Kosovës.