Shai Gilgeous-Alexander është një fitore larg titullit të tij të parë në NBA. Ai udhëhoqi skuadrën e tij, Oklahoma City Thunder, në finalet e para të kësaj gare pas plot 13 vjetësh, pikërisht në sezonin kur vetë u shpall MVP. Me një mesatare prej 32.7 pikësh, 6.4 kërcimesh e 5 asistimesh për