Ardon Jashari e ka dhënë intervistën e parë si futbollist i ri i AC Milan. Mesfushori iu përgjigj disa blic pyetjeve, ku ndër to tha se është nga Zvicra, teksa e listoi edhe gjuhën shqipe në mesin e gjuhëve që ai flet. Jashari u zyrtarizua sot nga AC Milan dhe nënshkroi kontratë deri në vitin 2030.