Gazeta Tuttosport raporton se Jadon Sancho ka një marrëveshje parimore me Juventusin, ndërsa bisedimet mes Bianconerëve dhe Manchester United vazhdojnë. Sipas Tuttosport, anësori anglez ka pranuar të nënshkruajë një kontratë katërvjeçare me Juventusin, me një pagë mbi 5 milionë euro në sezon.