Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se javën e kaluar kanë pranuar fluturaket pa pilot të prokururara nga SHBA. Maqedonci ka shtuar se prokurimi është realizuar përmes programit shtet më shtet të njohur si Foreign Military Sale dhe pagesa për to është realizuar në vitin 2021.