Serbia po e vazhdon fushatën e egër të arrestimeve të qytetarëve nga Kosova. Behar Preniqi, derisa po kthehej nga Gjermania është arrestuar nga autoritetet serbe, në pikën kufitare Bajakovo, që ndodhet mes Kroacisë dhe Serbisë. Arrestimi i tij u bë me pretendimet se ai ka qenë pjesëtar i UÇK-së.