Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell. IHK njofton se temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 14 dhe 17 gradë Celsius, kurse ato maksimale pritet të arrijnë nga 28 deri në 32 gradë. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-3 m/s. /Telegrafi/