Në ambientet e Château de Miécourt (Ju) mbahet deri më 28 shtator një ekspozitë me titull “Jura Sauvage”. Kjo retrospektive e veprave të Robert dhe Germaine Hainard paraqet vizatime, gdhendje druri, skulptura dhe piktura vaji që dëshmojnë për lidhjen e çiftit me natyrën.