Nesër nis viti i ri shkollor në Shqipëri, ku rreth 345 mijë nxënës do të ulen në bankat e shkollës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ministria e Arsimit në Shqipëri njoftoi se në total janë 31 mijë mësues, ndërsa këtë vit është përforcuar mbështetja për nxënësit me aftësi të kufizuara.