Pas valës së të nxehtit dhe temperaturave ekstreme që përfshinë vendin, të premten më 25 korrik 2025 u regjistrua vlera më e lartë ndonjëherë në Kosovë, 42.5°C në Klinë, dhe kjo javë pritet të sjellë mot dukshëm më të freskët. Edhe të shtunën u shënuan rekorde të reja në disa qytete të tjera.