Policia në Krujë ka arrestuar një 32-vjeçar, i cili u kap në flagrancë në parcelën që kishte kultivuar me kanabis në një zonë malore. Në pranga ka rënë Florian Kalia, banues në Thumanë. 32-vjeçari u kap duke u kujdesur për 110 bimët e kanabisit që kishte kultivuar në fshatin “Miliskaj” të Thumanës.