Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, me autorizimin e Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka publikuar fotografinë e një personi të dyshuar për veprën penale “Zjarrvënie” . Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve dhe mediave për identifikimin dhe lokalizimin e tij.