Fillimi i vitit të ri shkollor 2025-2026 është shoqëruar me urime nga krerët më të lartë të shtetit për nxënësit dhe mësuesit në të gjithë vendin. Presidenti Bajram Begaj zgjodhi të rikthehej në shkollën e tij të fëmijërisë, në fshatin Gosë të Kavajës, për të dhënë mesazhin e tij për brezin e ri.