Zemrie Aliu nga Vitia vazhdon ta kërcënojë, akuzojë e fajësojë të atin edhe sot për “avullimin” e 2 milionë eurove, për të cilat 35-vjeçarja pretendon se ia mori kur kjo e fundit u kthye në Kosovë. Kjo “luftë” që shkatërroi marrëdhënien babë e bijë nuk mbeti pa u adresuar në organet e drejtësisë.