Provimi Shtetëror i Maturës këtë vit do të organizohet më 21 qershor, ndërsa këtij testimi do t’i nënshtrohen rreth 20 mijë maturantë. Zyrtarë të Ministrisë së Arsimit, thanë për Radio Kosovën se forma e testit është e njëjtë si vitin e kaluar, ndërsa do të ketë masa për ata që shkelin rregullat.