Gjatë vitit 2024, Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka pranuar gjithsej 693 ankesa për vepra penale të kryera nga zyrtarët policorë. Të dhënat zyrtare tregojnë për një numër të lartë të rasteve që lidhen me keqpërdorim të detyrës dhe autoritetit, por edhe me sjellje të tjera të ndaluara me ligj.