Aryna Sabalenka ka fituar US Openin për herë të dytë, dhe të dytin me radhë. Bjellorusja mposhti amerikanen Amanda Anisimova me rezultat 2:0 në sete. Asaj iu deshën një orë e 36 minuta për të fituar, 6:3, 7:6. Ky është grand slami i katërt për numrin një të botës.