Skuadra historike e Sampdorias ka rënë në kategorinë e tretë të futbollit italian, pas barazimit 0-0 kundër Juve Stabia në javën e 38-të të Serie B. Sampdoria ka mbetur me 41 pikë, duke u renditur në vendin e 18-të pas këtij barazimi, dhe kështu ka pësuar rënien e saj të parë ndonjëherë në Serie C.