Kandidati i PDK-së për Lipjanin, Shukri Buja, deklaron se ish-Stacioni i Autobusëve në Lipjan është “një objekt i harruar dhe i degraduar, i lënë pas dore për tri mandate me radhë”. “Por ky realitet do të marrë fund”, premton Buja, duke u zotuar për ndërtimin e Stacionit Modern të Autobusëve.