Sot, Policia e Kosovës nëpërmjet raportit të saj të përditshëm ka bërë të ditur se dy policë në Viti janë sulmuar nga tre persona. Dy nga të dyshuarit janë arrestuar, kurse një tjetër është në arrati, shkruan Gazeta Express. Nga raporti bëhet e ditur edhe se policët kanë pranuar tretman mjekësor.