Portier Gianluigi Donnarumma sërish e ka shpëtuar portën e Paris Saint-Germainit. Në minutën e tetë, ai priti për mrekulli gjuajtjen shumë të fuqishme të kapitenit të Arsenalit, Martin Odegaard. Donnarumma pas pritjes mbeti i lënduar. Mbetet të shihet nëse do të mund ta vazhdojë lojën.