Theo Hernandez do të largohet nga Milani gjatë kësaj vere. Këtë e ka konfirmuar drejtori i ri sportiv i “Rossoneri”, Igli Tare. Mbrojtësi i majtë francez dëshiron ta provojë një eksperiencë të re, ndërsa interesim për të ka shfaqur klubi nga Saudi Pro League, Al Hilal, shkruan “Gazeta Express”.