‘‘E ki PDK, e ki LDK, e ki AAK e NISMA, secila prej tyre ka program dhe ka premtime, në anën tjetër premtimin më të famshëm të Kurtit e ki që ka me i pagu vjehrrat për me i këqyr mbesat. Kjo është veç një fjalë e tij që nuk realizohet. Ti nuk mundesh me iu premtu më banesa për qiftet e reja, sepse shndërrohet në hajgare, se nuk e ke realizu. Nuk mundet ky me bë kurfar premtimi. Qysh munet Kurti me dalë në fushatë e me premtuar autostradë. E pengon LDK që po prezanton projekte, kur del Bedri Hamza që është ekonomist, edhe flet për rritje të pensioneve e të pagave, ky tutet që mos njerëzit po i besojnë se ky njeri është i fushës. Kurti po i lakmon Fatmir Limaj, se ky e ka udhëheq veç projektin e urës së Saradranit’’, ka thënë ai mes tjerash. /GazetaExpress