Në fshatin Vrellë të Komunës së Istogut po zhvillohen gërmime arkeologjike në një prej lokaliteteve më të rëndësishme parahistorike të Kosovës – vendbanimin neolitik të Llugës. Gërmimet po realizohen nga Instituti Arkeologjik i Kosovës në bashkëpunim me Universitetin e Miçiganit nga SHBA-ja, dhe me