Një zjarr ka rënë në kodrat e fshatit Sejmenas në njësinë administrative Fier -Shegan. Zjarri po djeg sipërfaqe me shkurre dhe ullishte.Në vendngjarje kanë shkuar 3 zjarrfikëse të Bashkisë së Lushnjes.Ndërkohë, flakët po përparojnë pranë banesave aty pranë.